Aktualitet

Rudina Hajdari paralajmëron ashpër Metën në Kuvend

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka deklaruar sot në Kuvend se kryeministri po provokon qytetarët, dhe në vend të qetësimit të situatës ai po i hedh më shumë benzinë zjarrit.

‘’Nëse ju këmbëngulni që zgjedhjet më 30 qershor, nëse ju keni informacion që do ketë vrasje si në 2 prill a nuk është e drejtë që t’i evitoni këto konflikte, dhe të ruani jetët e njerëzve dhe të mos dilni këtu të thoni do ruajmë shtetin e së drejtës?

Nëse ju nuk doni të krijoni precedent që ta vijojë qeveritë më pas… por nëse ju krijoni viktima, a nuk do krijoni ju një precedent të së kaluarës, a nuk i jepni ju Shqipërisë viktima që nuk i duhen më? Thirrini ndërgjegjes suaj të dashur politikanë se koha po mbaron. Ne nuk duhet të bëjmë lojëra të tilla para shqiptarëve. Nëse kryeministri thotë që mund të ketë viktima në vijim duhet të marrë të gjitha masat për ta evituar këtë situatë”, tha Rudina Hajdari.

Në këtë pikë Hajdari u ndal dhe te nisma e mazhorancës për ndryshimin e Kodit Penal ku parashikohet që të dënohen deri në 10 vite burg personat që kryejnë krime elektorale.

Deputetja pati një kërcënim dhe për Ilir Metën teksa tha se në rast se ai shpërndan Kuvendin, duhet ‘’t’i thojë burgut hapu”, pasi kjo nuk është një kompetencë e tij.

‘’ Përsa i përket Kodit Penal, që është shtuar një nen, dhe që do të na jepet kohë për ta shqyrtuar. Uroj që ta kemi kohën, pasi nenin 43, pika 1, tregon se merr përsipër që të ndalojnë shqiptarët që të udhëtojnë jashtë nga 5-10 vite nëse mundohen të prishin zgjedhjet. Ju kujtoj që Kodi Penal që parashikon nen të posaçëm, kemi një dënim dhe nuk na duhet një dënim shtesë. Unë e cilësoj si ajo rezolutë që erdhi para një jave, i hodhi benzinë zjarrit.

Nëse mendoni se presidenti do të shpërndajë parlamentin, ti thotë burgut hapu. Nuk e ka për kompetencë. Përsa i përket vendimit për të shtuar këtë nen. Ironi është që edhe vetë zoti Braho e kundërshtoi këtë. Imagjinoni ku ka arritur Kuvendi. Po një individ ka probleme shëndetësore do të ndaloni që të dalë jashtë vendit. Nuk e kam parë në asnjë vend të BE-së”, u shpreh më tej deputetja e opozitës së re.

Sipas deputetes së re po ka tentativa që dosjet ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, të mbyllen pëqr tejkalim afatesh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close