Politika

Vasili-Ramës dhe Lleshajt: Ikni shpejt budallenj

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa ka komentuar përplasjet në KZAZ-të e disa bashkive në vend, për të mos lejuar procesin zgjedhor.

Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan se Rama dhe Lleshaj janë përgjegjësit kryesor për shkeljen dhe dhunimin e ligjit. Sipas tij, këta dy banditë duhet ta harrojnë se do ta bëjnë Shqipërinë çiflig të tyre.

“Banditet po derrmohen…….pa kthim!! Kryeministri kriminel dhe ministri i brendshem bandit tashme jane identifikuar qarte si pergjegjesit kryesore per shkeljen dhe dhunimin e ligjit.
Ta harrojne keta dy bandite se do te bejne Shqiperine çiflig te tyre. E dine shume mire qe pretenca e ikjes ju eshte dhene te dyve, edhe ne e dime se ku dhe nga kush…..
E dime qe ju duhen ca dite per te zhdukur letrat qe i kompromentojne keq, ndonese kopjet e tyre jane atje ku duhen….. Ikni shpejt budallenj,koha eshte tani neser do te jete vertete shume vone”, thekson Vasili.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close