Protestuesit i vënë kavon derës së KZAZ-së, dy në spital në Kukës

Aktualitet

Protestuesit në Kukës duket se janë nga më të vendosurit për largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në zbatim sipas tyre, të dekretit të Presidentit për ç’dekretimin e datës 30 Qershor.

Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar si dhe shumë qytetarë të tjerë, i kanë vënë kavën derës së KZAZ-së pavarësisht rezistencës së Policisë.


Ndërkohë ka pasur edhe djegie të gomave të makinave nga ana e protestuesve, por nga ana tjetër, një punonjës i Policisë është parë në tarracën e një pallati duke hedhur gaz-lotsjellës ndaj këtyre të fundit.

Nga raportimet paraprake mësohet se ka humbur ndjenjat gjatë konfrontimeve edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Kukësit

ME TE LEXUARAT