Lajmi i fundit

Policia tërhoqi materialet, reagon PD e Kukësit: Ike me bisht ndër shalë

Policia ka hequr vullnetarisht materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 11 në Kukës pas përplasjeve të dhunshme mes kësaj të fundit dhe asaj bashkiake si dhe mbështetësve të opozitës.

Më herët ishte vetë kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu i cili deklaroi se zgjedhje në Kukës nuk do të ketë dhe se do të zbatohet dekreti i Metës për shfuqizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor.


Ndërkohë menjëherë pas heqjes vullnetare të materialeve në Kukës, ka reaguar dhe kryetari i PD-së së këtij qyteti me një postim: Iku me bisht ndër shallë policia e Lleshit bashkë me fletushkat e Ramës.

Gjithashtu shumë reagime ka pasur dhe nga qytetarë të cilët kanë postuar shprehje: Kuksianët e detyruan Ramën të zbatojë ligjin!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close