Policia e Shkodrës shpall në kërkim ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia

Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, e cila e akuzon për thyerjen e xhamave dhe vendosjen e zjarrit në shkollën ‘Shejnaze Juka’.

Spahia ka qenë i pranishëm në Shkodër, bashkë me mbështetës të PD-së, ku kanë kërkuar largimin e KZAZ-ve nga ambientet që janë në pronësi të Bashkisë Shkodër.


‘Nuk ka pasur absolutisht qytetar tek shkolla kur ka shkuar FNSH. Sigurisht se distancohemi nga aktet e dhunës.

Prezenca jonë është për të qetësuar situatën mes qytetarëve dhe policisë. Ka një situatë tejet të tensionuar dhe absurde të Policisë së shtetit, e cila po zbaton urdhrat në kundërshtim me ligjin’, tha një natë më parë ish-deputeti Bardh Spahia.

ME TE LEXUARAT