Aktualitet

Plas tek KZAZ-ja në Kavajë, policia hedh gaz lotsjellës

Mbështetësit e opozitës në Kavajë u përplasën me forcat e policisë në tentativën e tyre për të hyrë brenda dhë për të nxjerrë materialet zgjedhore.

Në kushtet e një përplasjeje të fortë policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës në drejtim të të pranishmëve.

Mbështetësit e opozitës vijojnë të qëndrojnë pranë ambienteve të KZAZ-së ndërsa hedhin edhe sende të forta në drejtim të policisë.

Në Kavaja janë shtuar edhe efektivë, jo vetëm të policisë, por edhe ata të repartit RENEA.

Ditën e sotme u raportuar situata të ngjashme edhe në shumë bashki të tjera të administruara nga përfaqësues të opozitës, kun ë Burrel u dogjën materialet zgjedhore.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close