Perplasje dhe ne KZAZ e Beratit, qytetarët: Nuk ka asnjë mundësi që të ketë zgjedhje me 30 qershor

Aktualitet

Përplasje dhe në KZAZ nr 64 e Beratit. Përplasja mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit. Turma kërkon të hyjë në KZAZ dhe të nxjerrë jashtë materialet e KZAZ

Bashkia e Beratit kërkon të zbatojë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anuloi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. 

Mbeshtetesit e opozitës po tentojnë të hyjne ne mjediset e brendshme te KZAZ-se. 

Nenkryetarja e bashkisë, Nazife Skendo e cila ndodhet në krah të mbështetësve deklaroi se duhet zbatuar dekreti i presidentit: Nuk ka asnjë mundësi që të ketë zgjedhje me 30 qershor. 

ME TE LEXUARAT