Meta letër zyrtare kreut të burgjeve, ja çfarë i kërkon

Aktualitet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar informacione për sigurinë në burgjet shqiptare.

Sipas burimeve, Meta ka kërkuar informacione nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me sistemin e sigurisë nëpër burgje përmes një letre që i ka dërguar kreut të këtij institucioni si dhe i ka kërkuar që të merren të gjitha masat lidhur me këtë çështje.

Duke e konsideruar situatën në të cilën ndodhet vendi si mjaft shqetësuese, Presidenti kërkon nga drejtori Stefan Çipa informacione në lidhje me sigurinë.

Kjo lëvizje e Metës vjen në një kohë kur sa vjen dhe shtohet konflikti politik në vend e ku palët janë vendosur në pozicione dhe qëndrime të palëkundshme teksa opozita kërkon anullimin e zgjedhjeve, zbatimin e dekretit të Presidentit dhe largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë, ndërsa Rama është i vendosur për zhvillimin e lokaleve me datën 30 Qershor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shto kësaj, dita e sotme është shoqëruar me tensione, përplasje fizike dhe verbale midis protestuesve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe policisë ku janë kryer edhe disa shoqërime nëpër komisariate.

ME TE LEXUARAT