Aktualitet

Gjys ore brenda, ish-deputetja tregon si u shoqërua nga dy efektivë të RENA-s

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka rrëfyer se çfarë ndodhi me të pas shoqërimit në rajonin e policisë. Jashtë ambienteve të komisariatit të Burrelit, ajo tha për mediat se u shoqërua nga dy policë të RENEA-s, të armatosur, dhe qëndroi në komisariat për 30 minuta ndryshe nga sa pretendon policia. Dhurata Çupi shtoi më tej se nuk i kishin dhënë asnjë shpjegim se për çfarë arsye po e shoqëronin, por çdo gjë është mbyllur shumë shpejt.

“Tek Ura e Matit isha me Kryetaren e Forumit Rinor, dhe me shoferin tim në makinën e kryetarit të forumit, Denisa Vata. Nuk më dhanë asnjë shpjegim, më shoqëruan. Ishin dy policisë të RENEA-s me automatikë. Ndejta rreth 30 minuta në komisariat, plotësova një formular me gjeneralitetet e mia. Më pas u lirova.

E para ju shikoni, e dyta kemi edhe foto brenda komisariatit. Unë nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë, qytetarë të shoqëruar. Janë shumë djem e vajza të shoqëruar”, tha Çupi.

Shoqërimi i ish-deputetes erdhi pas tensioneve që pati sot në KZAZ-në e Burrelit, ku simpatizantët e PD-së, dogjën materialet zgjedhore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close