Bota

Donald Trump zyrtarisht kandidat në zgjedhjet presidenciale 2020

Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij të rizgjedhjes në 2020. Presidenti amerikan u bëri thirrje mbështetësve që ta mbajnë në pushtet edhe për 4 vite të tjera.

Presidenti republikan konfirmoi rikandidimin e tij para mijëra mbështetësve në një tubim në Florida, ndërsa e quajti shtetin ‘shtëpia e dytë’.

LEXO EDHE:
‘Të mbajmë Amerikën të Madhe’/ Donald Trup nis fushatën për 2020
Trump bëri njoftimin duke akuzuar Demokratët se po përpiqeshin të copëtonin vendin.

Presidenti u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Melania, e cila tha se do ishte shumë e ngazëllyer nëse do ishte Zonja e Parë për 6 vite të tjerë.

Trump i përshkroi kundërshtarët e tij si një “turmë radikale e majtë”, që sipas tij do të sillnin socializmin në SHBA.

“Një votë për çdo demokrat në vitin 2020 është një votë për rritjen e socializmit radikal dhe shkatërrimin e ëndrrës amerikane,”-i tha ai turmës.

Ai vlerësoi gjithashtu ekonominë, kritikoi hetimin e Mueller për marrëveshjen ndikimin rus në fushatën zgjedhore të 2016, dhe u referua mediave që mbulonin ngjarjen si “lajm i rremë”.

Të martën në Orlando, Donald Trump “zyrtarisht” filloi fushatën për rizgjedhjen presidenciale.

Natyrisht, të gjithë e dinin se do të kandidonte për rizgjedhje. Kjo nuk ishte një surprizë. Ai paraqiti letrat për rikandidimin në janar 2017 dhe po mbante tubime të rregullta fushate në të gjitha shtetet kryesore që nga ajo kohë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close