S’ka më dyshime, James Rodriguez te Napoli

Sport

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur të kënaqë dëshirën e trajnerit Carlo Ancelotti për të pasur në skuadër James Rodriguez, duke mbyllur transferimin e fantazistit kolumbian te Napoli.

Ka qenë “ESPN Columbia” që nëpërmjet një postimi në Twitter ka konfirmuar se James do t’i bashkohet Napolit në formë huazimi me detyrim blerjeje verën e ardhshme, ndërsa detaje të tjera të operacionit pritet të publikohen në ditët në vijim.

Aktualisht fantazisti është i grumbulluar me Kolumbinë dhe po luan në Copa America, ndërsa klubi i Napolit ka zgjedhur të heshtë për momentin, por pas këtij lajmi, pritet të vijnë edhe konfirmime zyrtare.

James Rodriguez nuk gëzon raporte të mira me Zinedine Zidane, ndaj dy sezone më parë u transferua në Gjermani te Bayerni i Mynihut, por pas dy viteve, bavarezët nuk ushtruan të drejtën e blerjes, duke e kthyer fantazistin në Madrid.

ME TE LEXUARAT