Politika

PD: ‘Rama ka shkelur ligjin, të merren masa nga 1 në 3 vjet’

Partia Demokratike kërkon që Edi Rama të merret i pandehur për shkeljen e ligjit.

Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj është shprehur se Edi Rama akuzohet për një vepër penale që dënohet nga 1 deri në 3 vite burg.


‘Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore qe e përdor.

Është kryeministri i vendit, funksionari më i lartë që përdor burime njerëzore me qëllim favorimizin e partisë së tij në zgjedhje.

Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në Ministrinë e Brendshme për votat e partisë së tij.

Ky nen është totalisht i konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi’, tha Alibeaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close