Lajmi i fundit

Nuk hapen negociatat, tre shtetet e BE kundër Shqipërisë

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka deklaruar se 3 vende janë skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe kërkojnë shtyrjen e vendimit. Franca, Gjermania dhe Danimarka janë tre shtetet skeptike, theksoi Hahn, i cili befasoi pasi nuk përmendi Holandën.

Hahn tha se shpreson që të merret një vendim përfundimtar në tetor.

“Franca, Gjermania dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Tre vendet kërkojnë shtyrjen e vendimit për negociatat. Gjermania kërkon më shumë kohë për raportin e KE. Pavarësisht se disa vende nuk janë të gatshme që të happen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, KE mendon se këto vende duhet të shpërblehen.

Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë, kërkohet më shumë nga vendet anëtare. Shpresoj që këtë vit të kemi rezultatet, ndoshta edhe në tetor është shumë e rëndësishme të tregohemi të drejtë. Shpresoj të kemi një vendim përfundim vendimtar deri atëherë”, deklaroi komisioneri Hahn.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close