Lajmi i fundit

“Zëri i Amerikës”: Përgjimet e publikuara tregojnë dhënien e parave në këmbim të votave

Gazeta gjermane BILD botoi sot disa përgjime të tjera të realizuar nga Prokuroria shqiptare, lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër. Janë të paktën 16 përgjime në të cilat janë përfshirë dhe drejtuesë të institucioneve lokale.

Në disa prej përgjimeve përmenden shifra parashë që duhet të jepen në këmbim të votave, ndërsa drejtuesë të institucioneve lokale, si ai i drejtorisë arsimore, kërkojnë haptazi deklarimin e votës, nga vartësit e tyre, në favor të Partisë Socialiste.

Në një pjesë të mirë të përgjimeve rezulton një përfaqësues lokal socialist Arben Keshi, i cili sipas burimeve të PS, më pas është emëruar si drejtor në një prej institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Kryeministri Rama i cili dëgjohet në një bisedë me Keshin për situatën e zgjedhjeve dhe rezultatin e pritshëm, reagoi duke u shprehur se sipas tij: “Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi!”.

Ai nxiti prokurorinë “të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla”, shkruan kryeministri në Twitter.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close