Aktualitet

Videoja nxjerr bllof Ramën: Arben Keshi nuk ishte në polici? (VIDEO)

Ditën e sotme gazeta gjermane “Bild”, publikoi 16 përgjime të reja në të cilën ishin përfshirë eksponentë të Partisë Socialiste, si dhe vet kryeministri Edi Rama.

Në një përgjim të publikuar nga gazeta gjermane, dëgjohet kryeministri Edi Rama, teksa komunikon Arben Keshin dhe pyet nëse është arritur objektivi që kishin parashikuar për zgjedhjet.

Pak pas publikimit të audio-përgjimit, Rama reagoi duke u shprehur se Arben Keshi nuk ka qenë I punësuar në polici në kohën në të cilën është regjistruar përgjimi.

Por, në një video e publikuar në “Top Channel”, e cila mban datën 28, nëntor 2017, shfaqet Arben Keshi i cili flet në cilësinë e shefit të komisariatit të Bulqizës, transmeton Opinion.al.

Pra, Rama u shpreh se Keshi nuk ishte në polici në periudhën e përgjimeve, por pak muaj nga zgjedhjet ai shfaqet si shef komisariati. Nëse nuk ka qenë shef në atë periudhë, me siguri që ka patur një post të rëndësishëm në policinë e Bulqizës

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close