Politika

Veliaj i quan opozitarët talebanë sepse nuk hyjnë në zgjedhje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e quajti sjelljen e opozitës së vendit si talebane, ndërsa shtoi se vetëm në Afganistan mund të ndodhë që opozita nuk hyn në zgjedhje.

Ai më pas kujtoi se PS ka hyrë në zgjedhje kur ka qenë në opozitë, edhe pse është dërrmuar nga ana e maxhorancës së kohës.

“I vetmi vend në botë ku pengohen zgjedhjet është Afganistani. Talebanët e bëjnë këtë. I bie që një pjesë e shoqërisë sonë është talebane. Kjo që po ndodh ka ndodhur vetëm në Afganistan. Nuk ka vend në botë që nuk do të shkojë në zgjedhje.

Ne u vramë dhe u çapluam, shkuam me Saliun. Kujtoni 1996, kujtoni 1997, 4000 të vrarë dhe prapë i kemi mundur ata përballë në kutinë e votimit”, tha Veliaj gjatë takimit me banorët e njësisë numër 3 në kryeqytet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close