Kosova - Rajoni

Turbulenca për 25 minuta, 10 pasagjerë të avionit të nisur nga Prishtina përfundojnë në spital

Dhjetë persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Incidentin e ka konfirmuar për “20 minute” zëdhënësja e Aeroporti në Bazel, Vivienne Gaskell, përcjell albinfo.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë ka aterruar në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit. Ajo nuk ka mundur të tregojë për problemet e aeroplanit.

Ndërsa një lexues ka thënë për “20 minute” se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze./albinfo

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close