Mogherini e pikëlluar që nuk ka datë për hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë

Aktualitet

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të hënën se mungesa e vendimit për datën e nisjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të kishte pasoja të këqija për sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, si dhe për procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Mogherini i bëri komentet në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Ajo tha se Komisioni Evropian konsideron se Shkupi dhe Tirana janë gati për të filluar negociatat.

"Është interesi ynë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në Bashkimin Evropian", tha Mogherini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrat e BE-së pritet të vendsin të martën për këtë çështje.

Por, burime nga BE-ja kanë thënë se vendimi për dhënien e datës për Maqedoninë e Veriut do të shtyhet deri në vjeshtë, ndërsa për Shqipërinë, për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe problemeve me krimin e organizuar, BE-ja nuk është e gatshme që ta miratojë datën.

ME TE LEXUARAT