Koreografi i njohur dhe balerina shkëpusin marrëdhëniet

Showbiz

Alba Hoxha dhe Albi Nako duket se e kanë ndërprerë marrëdhënien me njëri- tjetrin dhe këtë e tregon fakti se ata nuk ndiqen më në Instagram.

Koreografi dhe balerina e kthyer prezantuese në “Klan” nuk janë më në listën e njerëzve që ndjekin në rrjetet sociale, siç u vu re nga “Xing”.

Prej kohësh të shenjestruar nga media për llojin e marrëdhënies që kanë me njëri- tjetrin, ata e kanë mohuar gjithmonë të kenë një lidhje romantike.

Dyshimet filluan nga postimet e tyre në Instagram, ku dukej se ishin në të njëjtat vende edhe pse nuk shfaqeshin bashkë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asokohe, Albi e mohoi duke u shprehur se ishin thjesht çështje pune çfarë i kishin çuar në Paris.

Balerina e konsideruar nga vetë Nako se “po ecën në gjurmët e Klaudias” është nga viti i kaluar prezantuese e motit në “Klan”.

Thashethemet nuk mbaruan me mohimin nga ana e Albi Nakos, pasi disa muaj më vonë u përhap lajmi se ata ishin fejuar. Edhe këtë herë ata e mohuan të kishte ndodhur diçka e tillë.

ME TE LEXUARAT