Bien shitjet ndërkombëtare të celularëve Huawei

Teknologji

Ren Zhengfei, themelues i firmës kineze të teknologjisë Huawei, tha se shitjet ndërkombëtare të saj kanë rënë për 40% muajin e kaluar, pasi shantazhi i SHBA-së kundër gjigantit kinez është intensifikuar.

Duke folur në selinë e firmës, Ren tha se kompania do të zvogëlojë prodhimin për 30 miliardë dollarë.

Në muajin maj, SHBA-ja e futi Huawein në listën e kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

SHBA-ja thotë se kompania kineze - prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe krijuesi i dytë më i madh i smartfonëve - paraqet rrezik për sigurinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas SHBA-së dhe disa vendeve të tjera perëndimore, Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e Huaweit për t’i zgjeruar kapacitetet e saj të spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

Themeluesi i Huaweit, i cili më parë e ka mohuar ndikimin e sanksioneve të SHBA-së, tha se kompania "do ta rikthejë gjallërinë e saj" në vitin 2021./REL

ME TE LEXUARAT