Lajmi i fundit

U shua një familje, lëviznin me 110 km në orë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orën 02:10 minuta të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë me pasojë vdekjen e 4 pjestarëve të familjes Biba.

Viktimat mësohet të jenë dy vajzat Florida Bibaj Gjuliana Bibaj babai Bardhok Bibaj dhe nëna Valentina Bibaj. Ndërsa drejtuesi i mjetit A. Alia, dhëndri i familjes ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor.

Mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. Alia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës, në afërsi të TEG-ut.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, së bashku me dhëndërrin e familjes, para se të ndodhte aksidenti.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Mësohet se mjeti ka qenë me shpejtësi mbi 110 km/h

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close