Fifi shuan dyshimet: Florin e kam burrë...

Showbiz

Fifi dhe Flori Mumajesi i sollën mediat dhe fansat e tyre vërdallë me fotot nga i njëjti vend, apo veshjet e njëjta pak muaj më parë.

Ata  publikuan dhe një video ku shfaqeshin sikur ishin vërtet të dashuruar.

Tani duket sikur kanë rënë në qetësi, por ende ka shumë kuriozitet në lidhje me marrëdhënien që kanë.

A kanë ata një lidhje romantike me njëri-tjetrin? Kësaj pyetjeje, Fifi nuk i shpëtoi në emisionin “Thumb” ku deklaroi me shaka se Florin e ka burrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”

A do bëjnë ndonjë këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?

“Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit.

Por pse nuk ka pasur postime në lidhje me njëri-tjetrin këto kohë?

“Unë për vete po merrem me projektet e mia, ai me projektet e veta.”

“Ah Flori sapo e pranoi, Fifi dhe ai janë bashkë.”-thonë Aulona dhe Fatma me shaka dhe Fifi përgjigjet vetëm: “Gabim”.-një pjesë  e bisedës së Fifit.

ME TE LEXUARAT