Lajmi i fundit

E FUNDIT/ Ndërron jetë e moshuara e cila u përplas nga ambulanca në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Një mjeti i ambulancës ka aksidentuar një këmbësor dhe më pas e ka shoqëruar atë drejt spitalit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ambulanca ka aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe e cila ka ndërruar jetë.

Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe.

Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU

Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close