Lajmi i fundit

Salianji përplaset me Kryepolicin: ‘Je në xhepin e Bajrave’

Banorët e Devollit janë të vendosur për të mos lejuar kryeministrin Rama të shkelë në zonën e tyre, ata kanë bllokuar rrugën Korçë-Bilisht, duke pritur përballjen me kryeministrin Rama.

Në krye të tyre janë edhe ish-deputetët Ervin Salianji dhe Endrit Brahimllari të cilët kanë debatuar edhe me zv drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gjovalin Loka.

Salianji, ka akuzuar policinë, se ka provokuar qytetarët. Në terren ka zbritur edhe zv. drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. Mes tyre ka patur edhe një debat. 

Teksa i ka kërkuar që t’i flasë me respekt, ai i është drejtuar me një fjalor jo shumë të përshtatshëm për një deputet, duke i thënë ” të heq pantallonat nga koka”.

Debati

Salianji: Je servil i pushtetit. Nga shërbetor i Bajrave përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës. Të ishte personalisht të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe mu drejto me respekt. Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrat, mos bëj të fortin me qytetarin.

Loka: Je marë me të gjithë, por mua më njeh ndryshe

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close