Lajmi i fundit

Rama mesazh demokratëve: Nëse doni të largohem, flisni me krerët e partisë tuaj

Kryeministri Edi Rama nga Korça ku po mban fushatë elektorale deklaroi se sa herë që opozita ka këta drejtues, nuk do të ikë.

“Nese doni qe une te largohem dhe une e di se ju doniq e une te iki, keni nje problem. Duhet te flisni me lideret tuaj. Me ata qe drejtojne Partine Demokratike”, tha Rama.

Rama më tej tha se këta liderë opozitarë po treten nga frika e tyre, ndërsa shtoi se edhe Amerika shpesh ua ka përmendur emrat. Kreu i qeverisë më tej vijoi të bëje ironi me politikanët e opozitës.

“Meta shpesh herë është anormal. Këtu jo 97, por as çuni i Fahri Balliut nuk del më. Bëjnë sikur këtu po bëhet nami, por këtu nuk po ndodh asgjë. Shumë e thjeshtë është rruga që Berisha t’i thotë Bashës që të ikë nga rruga.

Turp, qeveria e SHBA i është drejtuar Metës dhe Kryemadhit me emër dhe mbiemër. Turp më të madh nuk ka. Si mundet këta njerëz të pretendojnë se do marrin pushtetin nesër. Nuk ikin dot as në Greqi jo më në Amerikë. Ata do të treten nga frika e tyre. Sa kohë janë këta drejtues të opozitës, nuk do largohem”, tha Rama.

Edi Rama tha se edhe demokratët duhet të votojnë më 30 qershor, kurse shtoi se protestat po japin efekte negative në ekonomi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close