Merr flakë makina në mes të Tiranës, policët në ndihmë të shoferit

Aktualitet

Një makinë me targëa TR7686T ka marrë flakë në lëvizje në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në automjet.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që flakët janë shuar në kohë nga një patrullë e Policisë Bashkiake që ndodhej aty në momentin e ngjarjes.

“Shërbimet e Policisë Bashkiake gjatë patrullimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, konstatuan një automjet që mori flakë. Ndërhyrja në kohë e tyre bëri të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë atë”, thuhet në reagim.

ME TE LEXUARAT