Keisi bën dedikimin e veçantë për ditëlindjen e Stresit

Showbiz

Sot është një ditë e veçantë feste në shtëpinë e Keisit dhe Stresit!

Kjo je vetëm pas lirimit me kusht të reperit, i cili po vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës prej tetorit të vitit 2018.

Sot është dhe ditëlindja e Stresit i cili feston 33-vjetorin. Keisi ka bërë urimin më të veçantë për bashkëshortin e saj, për të cilin shprehet se i ka ndryshuar jetën që prej fillimit.

Ajo shprehet se lirimi i tij ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindjen e tij dhe e uron reperin që t’i plotësohet çdo dëshirë!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pasuri gëzuar ditëlindjen! Nuk prisja për ditëlindjen tënde të merrja unë dhuratën e shtrenjtë! Zoti të ndriçoftë çdo hap që hedh në jetë dhe të plotësoftë çdo dëshirë! Kurrë mos u dorëzo! Ke qenë je dhe to të jesh përjetësisht my bad boy for life, që gjithë jetën ma ke ndryshuar që me shikim të parë!”

ME TE LEXUARAT