Gazetari: Lironi Suela Mustën, nuk ka lidhje me aktivitetet e fisit Capja në Elbasan

Aktualitet

Lirojeni këtë vajzë, sa pa na mbuluar turpi të gjithëve

Nga Mentor Kikia- Sot më shokuan dy lajme: Arrestimi i Suela Mustës dhe shkarkimi i Idriz Mulkurtit
Suela Musta, një vajzë, simbol i vuajtjeve në komunizëm, kolege gazetare dhe anëtare e AMA-s. Na doli bashkëpunëtore me bandat e Elbasanit, sepse në AMA ka votuar që Çapajt të marrin licensë për një TV Cabllor në Elbasan.

Nuk ka ende shumë detaje se çfarë ka bërë Suela dhe një tjetër koleg i saj që është shpallur në kërkim. Policia nuk dha shpjegime, as prokuroria. Por ne kemi nevojë për këto shpjegime. Pasi Suela nuk u kap duke shpërndarë drogën e Çapjave, as duke vrarë ndonjë anëtar të bandës rivale.

Mbi të gjitha, licensën nuk e japin vetëm dy anëtarë të AMA-s. Dhe mbi të gjitha akoma, mos vallë ata të AMA-s do të duhej të dinin se çfarë aktiviteti kanë njerëzit që kërkojnë një licencë për të rishpërndarë internet dhe kanale televizive?(Kabllori nuk është stacion televiziv që prodhon e transmeton lajme). Po ata që i kanë dhënë Çapjave licensë për të ndërtuar dhe ushtruar aktivitet në një kompleks gjigand shërbimesh, mos vallë duhet të shkojnë në burg për këtë? Kur Çapajt nuk i arrestonte policia, apo i arrestonte në darkë e i lironte në mëngjes, çfarë do tu bënte Suela?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lirojeni këtë vajzë sa pa na mbulur të gjithëve balta e turpit të kësaj drejtësie!
E dyta, gjykatës i krimeve të rënda, Idriz Mulkurti, u shkarkua se nuk justifikonte shlyerjen e një kredie 26 mijë Euro dhe se kishte mashtruar me qeranë e shtëpisë në Tropojë, ku kishte thënë se merrre 300 Euro në muaj, por në Tropojë qera është më lirë.

Faqja e zezë e vettingut. Dëbuan gjykatësin që mori kurajën dhe dënoi Dritan Dajtin, kur të gjithë të tjerët, gjykatës, prokurorë e avokatë, me një sms kërcënimi futën kokën nën poture dhe dorëzuan dosjen për 7 vjet me radhë. Idriz Mulkurtit kriminelët i futën vajzën në kurth, ia treguan foton në sallën e gjyqit e ai nuk u dorëzua, por vendosi dënimin me burgim të përjetshëm duke e shpëtuar drejtësinë shqiptare nga dështimi më i madh në historinë e saj, qëkurse ka lindur. Pikërisht këtë gjykatës e dëbuan, për aq para sa një koleg i tij në Vlorë, të cilin ky vetting e rikonfirmoi, ia lë bakshish kamarierit për “pordhë” kur shkon nëpër kazinotë e botës.

ME TE LEXUARAT