Protesta në Librazhd/ Ndalohen 7 protestues, procedohen 16 të tjerë

Aktualitet

Policia e Shtetit ka proceduar 23 protestues dhe ka arrestuar 7 prej tyre për protestën e organizuar mbasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit, gjatë së cilës i bllokuan rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama; Rama do të hvillonte takimin elektoral me socialistët për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak.

Policia e Librazhdit njoftoi se bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:

  • B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
  • A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);
  • A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;
  • E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
  • D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;
  • L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;
  • B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan - Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan," përfundon njoftimi i Policisë.

Në vijim, pamjet filmike të "pritjes", që iu organizua Kryeministrit dje në hyrje të Librazhdit.

ME TE LEXUARAT