Aktualitet

Mazzeti: Tensioni në Shqipëri ka prekur majat

Deputetet e Forza Italia Erica Mazzeti ka reaguar ditën e sotme për situatën politike në Shqipëri.

Duke e përshkruar në vija të përgjithshme gjithë çfarë ndodhë në vend, Mazzeti ka theksuar se shteti fqinjë, Italia, duhet të reagojë menjëherë për këtë gjë.

S ëpari për gjithë shtetasit Italian që kanë një sipërmarrje në Shqipëri dhe së dyti sepse lajmet politike nuk mund të jenë të largëta për një vend si Italia.

“Tensioni në Shqipëri ka prekur majat. Kujtoj se janë të shumtë italianët që kanë kapërcyer Adriatikun dhe kane themeluar atje sipërmarrjet e tyre. Pra, ëahtë urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve tanë atje. Lajmet politike që vijnë nga Shqipëria nuk mund të konsiderohen një kronikë e largët për ne.”

Sipas saj: T’i kthejmë shpinën këtij realiteti do te ishte një sinjal i dobësisë së politikës tonë të jashtme. Nga Shqipëria po na vjen një kërkesë e thekshme për ligjshmëri. Italia duhet t’u përgjigjet gjithmonë “këtu” këtyre kërkesave për ndihmë.

Deklaratë e plotë:

Shqipëria është në mes te një krize të thellë institucionale, sic raportohet edhe nga të gjitha mediat. Kryeministri Edi Rama po kërkon te shkarkojë presidentin Meta, menjëherë sapo ky i fundit mori vendimin për të anulluar daten e zgjedhjeve lokale, te cilat ishin në prag. Ai e përkufizoi vendimin e presidentit si një vetevrasje.

Më herët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike (anëtare e PPE), hoqi dorë nga mandati i deputetit, së bashku me të gjithe kolegët e partisë së tij, duke theksuar lidhjet e vazhdueshme ndër vite mes Ramës dhe lordëve të drogës, që eksportojnë pandërprerë drogë drejt Italisë. Basha e cilësoi në media kërcënimin e Ramës për shkarkimin e presidentit si një bllof.


“Tensioni në Shqipëri ka prekur majat. Kujtoj se janë të shumtë italianët që kanë kapërcyer Adriatikun dhe kane themeluar atje sipërmarrjet e tyre. Pra, ëahtë urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve tanë atje. Lajmet politike që vijnë nga Shqipëria nuk mund të konsiderohen një kronikë e largët për ne. T’i kthejmë shpinën këtij realiteti do te ishte një sinjal i dobësisë së politikës tonë të jashtme. Nga Shqipëria po na vjen një kërkesë e thekshme për ligjshmëri. Italia duhet t’u përgjigjet gjithmonë “këtu” këtyre kërkesave për ndihmë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close