Aktualitet

Kërkohej nga Gjermania për 199 raste evazioni fiskal, kapet në Kapshticë

Një 39-vjeçar lindur në Irak dhe banues në Angli është arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës për llogari të drejtësisë gjermane.

Shtetasi me iniciale A.H ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Evazionit fiskal në 199 raste”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Ndalimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij, për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste” kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman” sqaron policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close