Politika

Pak para protestës, Basha: Së bashku në betejë, ta çojmë…

Ndërsa, pak orë na ndajnë nga protesta e 8-të kombëtare e opozitës përballë Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku u bënë thirrje qytetarëve për ta çuar këtë betejë drejt fitores.

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë.

Asnjë hap pas!”– shprehet Basha në thirrjen e tij ndaj qytetarëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close