Aktualitet

Soreca bën deklaratën e fortë: Nëse do ketë dënime, BE do ta konsideronte…

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një intervistë të dhënë sot për “Euronews”, se akuzat e opozitës ndaj qeverisë po shqyrtohen dhe shton se nëse doo të ketë ndjekje penale apo dënim për personat që akuzohen, BE do të ketë një konsideratë më të madhe për këtë.

”Akuzat e opozitës po shqyrtohen, por ato duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit. Prandaj, nëse hetimet çojnë në vendime, ndjekje penale apo dënim, natyrisht që Bashkimi Evropian do të ketë një konsideratë më të madhe për gjithë këtë.”, tha ai.

Fundi i krizës politike në vend sipas Sorecës, vjen përmes dialogut dhe bashkëpunimit të të gjithë aktorëve politikë, duke theksuar se  Shqipëria ka bërë progres ku ka përmendur reformën në drejtësi.

 “Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit. Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë”, ka deklaruar Soreca.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së në vend, tha se partitë politike në vend duhet të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve që sipas tij është drejtimi i duhur për vendin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close