Rama i përgjigjet Bashës nga Ura Vajgurore: Opozita ka frikë nga zgjedhjet

Politikë

Kryeministri Rama u ndal në Urën Vajgurore në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Shigjetimet ndaj opozitës nuk munguan edhe në këtë takim të radhës, ku Rama e quajti popull imagjinar atë që del në protestë, dhe punonjës të administratës lokale ku qeveris opozita.

“Kërcënojnë rrugëve me popullin imagjinar, me punonjësit e bashkive, ata kanë frikë të ballafaqohen dhe prandaj përbetohen se nuk do të lejojnë popullin të zgjedhjë.

Një gjë është pak por e sigurtë, ata mund të vendosin të vrasin veten politikisht, por ata nuk vendosin asgjë tjetër për ne dhe Shqipërinë”, tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri nuk e quan më opozitë rrugore, por opozitë kryesore atë që ka dalë për të protestuar dhe që nuk do marrë në zgjedhje.

“Ju e dëgjoni edhe nëpër ekrane, edhe nëpër kafene zërin e disave që thonë si mund të bëhen zgjedhje pa opozitën kryesore, opozita ka vendosur vetë të mos hyjë në zgjedhje, ata kanë frikë nga zgjedhjet”, tha Rama.

Sipas tij, qëllimi i opozitës është që të varrosë reformën në drejtësi.

ME TE LEXUARAT