Aktualitet

Del lista, kompanitë ajrore që bënë më shumë vonesa në maj

Aviacioni Civil njoftoi se në aeroportin e Rinasit, kompania me më shumë vonesa për muajin maj është kompania WIZZAIR me 3 të tilla mbi 2 orë, më pas vjen kompania ADRIA AIRWAYS me 3 vonesa, për t’u pasuar nga kompania ERNEST me 1 vonesë dhe 6 anulime, 5 prej të cilave si pasojë e grevës 1 ditore në Itali.

Sa i përket kompensimeve të pasagjerëve,  numri total i kompensimeve ka shkuar në 2397 këtë vit dhe krahasuar me muajin e kaluar kemi një rritje me rreth 200 kompensime më shumë krahasuar me muajin e kaluar.

Kompania me numrin më të lartë të kompensimeve rezulton Blue Panorama, e ndjekur nga kompania Ernest dhe British Airways. Një numër i konsiderueshëm kompensimesh janë në proces.

Autoriteti i Aviacionit Civil, ripërsërit apelin ndaj gjithë personave që kanë plotësuar një formular ankimimi që të kontaktojnë kompanitë ajrore për të ndjekur me tej procesin. Ndërkohë duke qenë se po afron edhe sezoni turistik që regjistron edhe pikun e fluturimeve dhe problematikave në vonesa dhe anulime, i bën thirrje pasagjerëve që për çdo paqartësi ose problem me kompanitë ajrore të kontaktojnë sektorin për të drejtat e Pasagjerëve që AAC ka hapur prej 2 vitesh në Aeroport.

AAC i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë plotësuar formularët e ankimimit dhe ka kaluar afati prej 6 javësh, që të rikontaktojnë përsëri kompanitë ajrore që kanë patur fluturimin për tu njohur me statusin e fluturimit të tyre. Në rast se kompania nuk i kthen asnjë përgjigje, atëherë të kontaktojnë me sektorin e të Drejtave të Pasagjerit të AAC-së në numrat e telefonit: +355 42 381 959 / +355 44 539 959 ose me email tek: [email protected] dhe do të marrin asistencën e nevojshme. Për më shumë informacion vizitoni gjithashtu dhe linkun e mëposhtëm:

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 239,465 pasagjerësh që kanë udhëtuar gjatë muajit pril nga Rinasi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close