Aksident zinxhir në Astir, ka të lënduar

Aktualitet

Një aksident i trefishtë ka ndodhur para pak minutash në zonën e Astirit në Tiranë . 

Si pasojë e përplasjes së tre mjeteve, mes tyre një urbani të Tiranës së Re, ka mbetur i lënduar një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas dëshmitarëve që janë në vendngjarje një mjet Range Rover me targa angleze ka përplasur një mjet tjetër tip Benz, dhe më pas është përfshirë dhe urbani i linjës së Unazës së Re.

ME TE LEXUARAT