Politika

A zgjidhet kriza me shtyrjen e zgjedhjeve? Përgjigjet Salianji

Partitë e vogla, pjesë e koalicionin të djathtë ripërsëriten dje kërkesën për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale së paku me 6 muaj. Nga Presidenca nuk ka një përgjigje zyrtare, por Meta e dha një mesazh sot kur citoi Angela Merkel “Çdo gjë, dhe nëse duket e gdhendur në gur dhe e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë”.

Kujtojmë se dje, kryetarët e 5 partive aleate me PD, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, i bënë thirrje Presidentit Meta për shtyrjen me 6 muaj të datës së zgjedhjeve lokale.

Mbi këtë propozim u pyet sot, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Ai tha se PD është dakord me nismën e të vegjëlve por vetëm shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton për të zgjidhur krizën.

“Kjo është për t’u diskutuar si qendrim partiak, por në mendimin tim personal kjo nuk zgjidhet me shtyrje zgjedhjesh. Nuk i jep zgjidhje krizës politike, sociale në të cilën ndodhet Shqipëria. E vetmja zgjedhje është largimi i Edi Ramës. Nuk e di nëse në një moment padiskutim përplasjeje, apo situate që mund të shkojë në përplasje, Presidenti i Republikës mund të ketë tagrin për të gjetur zgjidhje për të lënë haëpësira për të gjetur rrugëzgjidhje. Por padyshim që kjo krizë nuk zgjidhet pa largimin e Edi Ramës”, theksoi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close