Thumbon Veliaj: Luli e shihte Tiranën nga 'xhami i një Lambo'

Politikë

Takimi elektoral i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, nuk ka kaluar pa batuta për ish- kryebashkiakun, Lulzim Basha. Sipas Veliaj, suksesi i këtyre katër viteve i Bashkisë, është pikërisht zbritja në terren i stafit.

Duke bërë një krahasim me Bashkinë e drejtuar nga PD, Veliaj e kaloi me batutë duke thënë se ndryshe nga ai, "Luli e shihet qytetin nga xhami i një Lambo".

"Luli e shihte Tiranën 'nga xhami i një Lambo". Unë jam me Noizyn, po Stresi e ka të bukur këtë këngën. Tirana nuk po ndalet që të kap kohën e 4 viteve të gjumit. Mendonte vetëm për lehtësitë e komunitetit të tij. S'ka më "nga xhami i një Lambo".

Qytet për 8 dhe 80 vjeç, se një qytet po qe i mirë për fëmijë e për të moshuar, është i mirë për të gjithë", tha ai.

ME TE LEXUARAT