Ajeti: Na kishte munguar prej kohësh kjo atmosferë në Kombëtare

Aktualitet

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, doli sot në konferencë për shtyp për të folur për sfidën e 8 qershorit në transfertë me Islandën.

Kuqezinjtë janë grumbulluar aktualisht në Frankfurt të Gjermanisë, ku po kryejnë përgatitjet e fundit për sfidën me islandezët.


“Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket çdo gjë shumë mirë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarëve ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë”, pohon Ajeti.

Në lidhje me repartin e mbrojtjes, futbollisti që luan me Grasshopper në Zvicër thekson: “Ne si lojtarë në çdo ndeshje mundohemi të japim maksimumin dhe pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Nuk kam një përgjigje, nuk e di pse ka qenë kështu mbrojtja. Ka pasur ndeshje që nuk kemi luajtur mirë në mbrojtje apo në sulm, por janë të gjithë fajtorë dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fund Ajeti deklaroi: “Të luajturit me zemër, duke mbrojtur mirë dhe duke dhënë gjithçka kemi është forca jonë. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i zbatojmë detyrat që na jep ai”

ME TE LEXUARAT