Tenderi i rrugës Milot-Balldren, Berisha nxjerr emrat: Ja kush po vjedh 250 mln €

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar si afere tenderin e rruges Milot-Balldren. Ai përmend tre emra, të kryeministrit Rama, ministres aktuale të Transportit, Belinda Ballukut dhe paraardhësit të saj, deputeti Damian Gjiknuri. këta të tre sipas Berishës po vjedhin 250 mln euro nga ky projekt.

STATUSI I BERISHES
Zgjerimi i rruges prej 17 km Milot – Balldren nga dy ne kater korsi me PPP do kushtoje 17 milion euro km

Nderkohe qe 27 km ne Bajpasin e Fierit ndertohen nga Bankat Europiane me 2,2 milion euro.

Te dashur miq, ne nje akt vjedhje te çmendur e te paimagjinueshme Edvin Kristaq Hajni, Ndrikullat e tij petullushka Riformata dhe Sekretia dhe Hajdut Gjiknuri kane vendosur me duart e tyre te zeza te vjedhin me thase te pakten 250 milion euro ne zgjerimin e rruges Milot – Balldren, nga dy ne kater korsi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Keta horra te pafytyre dhe shperfytyruar kane firmosur zgjerimin nga 2 ne kater korsi te 17 km te rruges fushore Milot -Balldren me PPP tu kushtoje takspaguesve shqiptare 290 milione Euro apo 17 milione euro per km apo 17 milion euro shtimi i dy korsive per km.

Per te kuptuar permasat e kesaj vjedhje monstruoze po ju rikujtoj lexuesve se Bajpasi i Fierit, veper e financuar nga bankat europiane BEI dhe BERZH po ndertohet me 2,2 milion per km dhe para ketyre, po me financimin e ketyre bankave u ndertua autostrada Levan – Vlore me ura te gjata mbi Vjose dhe vepra te tjera arti.

Po keshtu, tuneli prej 5,3 km te dy anet se bashku eshte ndertuar me 14 milione euro km. Sipas te gjitha krahasimeve me çmimet e veprave te ngjashme por edhe ato nderkombetare te ndertimit te autostradave ne teren fushor ky zgjerim nuk mund te kushtonte kurre me shume se 40 milione euro, çka do te thote se kryehajduti me hajnat dhe horrat e tij vjedhin te pakten 250 milion euro.

ME TE LEXUARAT