Bota

Zgjedhjet për PE, grupet e mëdha humbin terren. Pritet koalicion i gjerë

Grupimet e mëdha të qendrës së djathtë dhe asaj të majtë në Parlamentin Europian e humbën shumicën e tyre të kombinuar. Zgjedhjet e 23-26 majit dëshmuan nga ana tjetër një rritje të mbështetjes për liberalët, “të gjelbrit” dhe nacionalistët.

Partia Popullore Europiane (EPP/PPE) mbetet për çdo rast blloku më i madh dhe pritet të krijojë një koalicion pro BE-së. Liberalët dhe “të gjelbrit” patën një natë mjaft të mirë, ndërsa nacionalistët presin të konfirmojnë triumfin në Itali dhe Francë.

Pjesëmarrja arriti të rrëzonte një trend të gjatë rënieje, duke mbërritur në gati 51 për qind. Populistët fituan terren në disa vende, por avancimi i tyre nuk ishte i përmasave të parashikuara, citon top channel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close