Lajmi i fundit

Zgjedhjet europiane, Knut Fleckenstein nuk do të jetë më raportues për Shqipërinë

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein njoftoi përmes një mesazhi në “Twitter”, pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, se nuk do të jetë më eurodeputet.

Ligjvënësi gjerman shton se, pavarësisht kësaj, angazhimi i tij me Europën e sidomos rajonin e Ballkanit nuk ka për të përfunduar.

“Sipas perllogaritjeve të para, unë nuk do të kthehem në Parlamentin Europian. Por, do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion, javën e ardhshme”, ka shkruar ai.

Partia Socialdemokrate nuk pati performancën e pritshme në këto zgjedhje, e Fleckenstein nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij ndërsa pohoi se do të kishte dashur ta përfaqësonte edhe për 5 vite Hamburgun në PE.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close