Aktualitet

Shkoi mysafir tek kushërinjtë, gjendet pa jetë bariu shqiptar në Itali

Ka përfunduar ne menyre tragjike historia e shqiptarit Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 Prill. Trupi i të riut u gjet i varur dhe në gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

Pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i cili ishte i fikur. Sipas policisë i riu ishte vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër, citon abcnews. Ata madje janë shkrehur se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur.

Hetimi për gjetjen e Dorianit u bë nga karabinieri i Raguzës, ndihmuar nga vullnetarë të shumtë, si dhe të afërmit e Dorianit, të cilët kishin ikur nga Shqipëria për të kontribuar në kërkimin e tij.

Dorian kishte shkuar në Itali që në Janar dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 Prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.

Kushërinjtë e kanë përshkruar si një njeri që vuante nga ankthi dhe para se të largohej ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjet që do u shkaktonte njerëzve të familjes dhe të afërmve lidhur me veprimin që do bënte.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close