U mërzitët nga shiu i djeshëm? Ja si do të jetë moti sot

Soft

Ditën e djeshme vendi ynë u përfshi nga shirat, e madje në disa qytete si Durrësi dhe Vlora kishte përmbytje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por nëse u mërzitët nga shiu i djeshëm mos u shqetësoni pasi moti sot do të jetë disi më i qëndrueshëm.

Sipas parashikimit të Meteoalb, orët e para të së mërkurës do jenë me kthjellime dhe vranësira por duke iu afruar mesditës dhe në vijim moti do të jetë kryesisht me kthjellime. Ndërkohë, dita e enjte dhe në vijim sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri duke rrezikuar shira të izoluar.

Pavarësisht kthjellimeve, temperaturat e ajrit mbeten të larta. Sipas zonave, mëngjeset do të luhaten nga 10 në 19°C, ndërsa orët e mesditës sjellin vlera termike mbi 27°C, por pjesa e dytë e javës sjell temperatura maksimale mbi 29°C.

ME TE LEXUARAT