Aktualitet

Myslim Murrizi shkrin gazit ish-ministrat e Edi Ramës, ja arsyeja

Siç e kemi parë edhe në foto të tjera më herët, ish-ministrat e Ramës shfaqen gjithandej bashkë. Akoma nuk dihet se cila është arsyeja që i bën ata të rrinë në çdo vend së bashku, që kur janë shkarkuar nga Rama.

Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Ditmir Bushati, ishin ministrat më të rëndësishëm të kabinetit të Ramës. Ata janë akuzuar shpesh nga opozita, por ajo që ne shohim çdo të enjte në Parlament, është se ata janë gjithnjë të qeshur dhe të relaksuar, paçka se akuzohen për probleme korrupsioni.

Këtë të enjte, ata janë ndaluar në rrugë nga deputeti demokrat Myslim Murrizi. Ky i fundi u ka treguar ish-ministrave socialistë diçka në celular dhe që të pestë kanë shpërthyer me të qeshura. Duket që Murrizi ka marrëdhënie miqësore me 4 ish-ministrat, të cilët tashmë janë deputetë të thjeshtë të grupit të tyre parlamentar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close