Tiranë, autobusi del nga rruga, përplaset me lavazhin, një grua në spital

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit,Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “3 Dëshmorët”, ku autobusi i linjës Qendër –Yzberisht dhe anasjelltas, është përplasur me një automjet.

Nga ngjarja ka mbetur e plagosur një pasagjere, gjendja e së cilës ende nuk bëhet me dije. Nga përplasja, autobusi ka përfunduar në ambientet e një lavazhi.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cili nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel ka siguruar foto ta autobusit, ku duken dëmet materiale.

ME TE LEXUARAT