VIP

Loredana anuloi koncertet dhe i hidhëroi fansat, mirëpo Mozzik bën të kundërtën!

Së fundmi Loredana ka qenë në qendër të mediave për përfshirjen e saj në skandalin e madh të mashtrimit për të cilin edhe ju mund të keni dëgjuar, ndërkohë duke qenë se këto javë nuk kanë qenë aspak të qeta për të, ajo ka vendosur që të anulojë koncertet.

Pa diskutim që ky lajm i ka hidhëruar fansat e këngëtares, mirëpo partneri i saj, reperi Mozzik ka bërë totalisht të kundërtën.

Ai i ka kënaqur pa masë fansat e tij me lajmin e gëzueshëm se do të publikojë një këngë së shpejti që me shumë mundësi pritet që të jetë hiti i kësaj vere.

Reperi ka publikuar një foto të shkëputur nga klipi i ri dhe mesa duket diçka e madhe po vjen, ndërkohë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close