Lajmi i fundit

Armë me silenciator e 240 doza malli, arrestohet i riu në Vlorë

Gjatë një aksioni të policisë në Vlorë janë sekuestruar armë zjarri dhe një sasi droge.

Behet e ditur se është arrestuar poseduesi i tyre.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Goditet një tjetër rast në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni i koduar “Silenciatori” .

Sekuestrohen 2 dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë.

Në pranga poseduesi i tyre

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close