Politika

Ruçi nga Holanda: Detyrat e shtëpisë i kemi plotësuar tani presim hapjen e negociatave

Delegacioni shqiptarë në ditën e tretë të qëndrimit të tyre në Holandë, kanë zhvilluar një takim me Presidentetn e Senatit të Holandës, Znj. Ankie Brokers-Knol.

Në fjalën e tij Ruçi është shprehur se Shqipëria është në kohëne duhur dhe vendin e duhur, sa I përket hapjes së nëgociatave. E sipas tij vendi I ka për mbushur të gjitha detyrat e shtëpisë.

“Jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, në Senatin e Holandës së Rembrandit, Van Gogut, Krujfit, Van Bastenit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, për të shpjeguar arritjet tona në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian, në qershor 2018, si kushte për hapjen e negociatave në qershor 2019. Jemi këtu, për të thënë që detyrat e shtëpisë i kemi realizuar plotësisht.”-tha ndër të tjera Ruçi.

Presidentja e Senatit të Holandës Znj. Ankie Brokers-Knol, nënvizoi se Holandën dhe Shqipërinë i lidh një miqësi e hershme dhe e fortë e bashkëpunimit për paqen dhe progresin.

“Aktualisht marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira dhe më një perspektivë akoma më të mirë. Jam e impresionuar nga vullneti dhe arritjet e Shqipërisë në reformat, sidomos reformës në drejtësi dhe vettingut, për të cilën kontribuojnë edhe ekspertët holandezë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë vende europiane dhe unë jam e bindur për perspektivën europiane të Shqipërisë. Nisja sa më shpejt e negociatave nuk është vetëm në interesin e Shqipërisë, por edhe të BE-së. Për këtë keni mbështetjen tonë”, tha Znj. Brokers-Knol.

Ndërkohë që të dy delegacionet kanë diskutuar gjithashtu dhe për prespektivën e vendit për tu bërë pjesë e BE, apo dhe Shqipërinë si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close