Lajmi i fundit

Vazhdon gjyqi ndaj nuses që i mori jetën vjehrrës me fotoksinë

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi sot dëshminë e Oltion Lamit, në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta.

Kjo e fundit akuzohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami, duke e helmuar me fostoksinë.

Gjatë seancës djali i viktimës, Oltioni, dëshmoi mbi ngjarjen, mënyrën se si e mori vesh vdekjen dhe më pas për vrasjen e nënës, nga videoja e Hoxhës.

Sipas tij, nëna dhe ish-gruaja edhe më herët kanë pasur konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia.

Ditën e ngjarjes, nëna tha i riu, kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë. Dëshminë e tyre e dhanë edhe 6 persona të tjerë, të afër të familjes Lami dhe dëshmitarë okularë, të cilët treguan për momentin se si e kishin gjetur të pajetë Lirie Lamin dhe me shenja në fytyrë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Back to top button
Close
Close